Lajmet e fundit

Mendoj se ka qenë një lloj këndelljeje për gjithë Evropën. Qasja jo konvencionale e presidentit Trump ka kërkuar një qasje shumë më proaktive nga Evropa për të marrë përgjegjësinë për territorin e saj dhe për autonominë strategjike. Kjo është një çështje që diskutohet prej fillimit të luftës në Ukrainë, por Evropa nuk e kishte marrë seriozisht mesazhin se administrata e re amerikane e ka seriozisht ndarjen e përgjegjësive në fushën e sigurisë", u shpreh ajo.Sipas Loshajt, tashmë po bëhet më e qartë mënyra se si do të ndahen përgjegjësitë mes ShBA-së dhe Evropës brenda Aleancës.
ShBA-ja do të fokusohet më shumë në parandalimin bërthamor, mbrojtjen konvencionale dhe rajonin Indo-Paqësor, ndërsa Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sfidat që lidhen drejtpërdrejt me kontinentin, përfshirë luftën në Ukrainë. Megjithatë, bashkëpunimi mbetet i rëndësishëm dhe kjo u pa edhe në samitin e kësaj jave” ka thënë ajo.Duke folur për rolin e Turqisë, Loshaj tha se Ankaraja ka dëshmuar se mund të shërbejë si urë lidhëse mes NATO-s dhe rajoneve të tjera.
Turqia, që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ka tentuar të luajë rolin e ndërmjetësuesit mes Ukrainës dhe Rusisë. Samiti i këtij viti dëshmoi se, falë pozitës së saj gjeografike, ajo mund të jetë një urë komunikimi mes komunitetit euroatlantik dhe Lindjes së Mesme. Qasja e saj ka qenë pragmatike dhe është reflektuar pozitivisht edhe në raportet me presidentin Trump”, ka thënë LoshajLoshaj vlerësoi se samiti ka dhënë sinjale pozitive për të ardhmen e Aleancës.
Mesazhi ishte pozitiv. Përveç disa rezervave nga Spanja, ky samit tregoi se janë tejkaluar disa sfida dhe se është kuptuar më mirë se ku duhet të pozicionohet NATO në vitet e ardhshme. Turqia luajti një rol konstruktiv në këtë proces", tha ajo.Ajo shtoi se nuk bëhet fjalë për një ristrukturim të NATO-s, por për një ndarje më të balancuar të përgjegjësive ndërmjet aleatëve. Sa i përket Kosovës, Loshaj tha se Turqia mund të ketë një rol edhe më aktiv në të ardhmen, sidomos nëse SHBA-ja vendos të reduktojë praninë ushtarake në Evropë.
Po e shohim një rol më proaktiv të Turqisë, sidomos në rastin e Kosovës. Nëse realizohet rishikimi gjashtëmujor që ka paralajmëruar SHBA-ja dhe tërhiqen disa trupa nga Evropa, atëherë mund të krijohet më shumë hapësirë për Turqinë. Kjo duket se është një nga drejtimet që administrata Trump e ka paralajmëruar", tha Loshaj.