Shtëpia e operës e Barcelonës është rihapur pas lehtësimit të masave në Spanjë, mirëpo ata do të performojnë për bimët – dhe jo për një audiencë njerëzish.
Koncerti i parë operistik post-karantinë do të mbahet javën e ardhshme, dhe pasi që e dimë se mbledhitë ndalohen, atëherë performuesit do ta performojnë “Crisantemi-n” e Giacomo Puccini-t.
Të hënën, në vend të njerëzve më saktësisht do të jenë dy mijë e 292 bimë. Drejtori artistik i Liceu-t, Victor Garcia de Gomar, thotë se ky koncert, i quajtur “Koncerti për Biocene” ka për qëllim që të na ndihmojë të fiqirojmë për situatën aktuale të gjendjes njerëzore dhe se si, në karantinë, jemi bërë “audiencë e privuar së qeni audiencë”.
Sidoqoftë, ata që do të dëshirojnë ta përcjellin këtë performancë, e që nuk lejohen të jenë prezentë në sallë, atëherë mund ta shikojnë përmes transmetimit LIVE në internet.
https://www.youtube.com/watch?v=EwXFLitaOTc
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.