Në emisionin "Familja ime" me Mirjeta Morinën këtë të shtunë u diskutua për kulturën muzikore, ku i ftuar ishte edhe kantautori Genc Salihu.
Salihu tha se folklori është shumë dominant në rajonin e Ballkanit.
"Çka është dominante te ne, edhe në përgjithësi në Ballkan, edhe çka është ende shumë e gjallë në krahasim ndoshta me popujt e tjerë, me komunitetet e tjera në Evropë, është folklori edhe muzika popullore që është muzika kryesore në ndejat e njerëzve nëpër Ballkan".
Ai tha se në vendet e ndryshme të Evropës muzika folklorike është muzeal.
“Ata as nuk e përjetojnë, as nuk e shesin, por as nuk e transmetojnë nëpër televizione. Është si gjuha latine, pra është diçka që është praktikisht e "vdekur" të cilën mund ta studiosh përmes literaturës shkollore”.
“Në Ballkan është ende shumë i gjallë dhe kjo e infiltron dhe ndikon në secilin zhanër tjetër. E kemi vërejtur të gjithë, sepse çka do që të importojmë ne si frymë muzikore menjëherë e infuzojmë me folklorin".
https://www.youtube.com/watch?v=uIOwMoStWy4
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.