Mohamed Salah dhe Virgil van Dijk mendohet se të dy do të nënshkruajnë zgjatje të kontratës dyvjeçare me Liverpool, duke i mbajtur ata në klub deri në vitin 2027.
Mohamed Salah dhe Virgil van Dijk pritet ta zgjasin kontratën me Liverpoolin edhe për dy sezone.
Liverpooli, sipas UK Sports, ka vendosur edhe për të ardhmen e Trent Alexander-Arnold, i cili pritet t’i bashkohet Real Madridit si transfero i lirë.
Për të ardhmen e tij, Van Dijk pas humbjes së të dielës la të kuptohet se një kontratë e re me Liverpoolin nuk ishte larg, duke thënë “ka përparim, por nuk e di, ta shohim”.
“Këto janë diskutime të brendshme dhe ne do të shohim. Unë e dua klubin, i dua tifozët dhe ata ishin përsëri atje për ne. Ne donim t'i shpërblenim ata, por u kërkoj atyre që të jenë përsëri atje të dielën [kundër Ëest Hamit] dhe ta bëjnë stadiumin një vend të mrekullueshëm si gjithmonë për ne", tha ai, transmeton Klankosova.tv
Salah, ndërkohë, nuk ka folur publikisht për të ardhmen e tij për disa muaj, duke shkaktuar shqetësimin e disa tifozëve se ai mund të jetë në prag të largimit mes interesimit nga klubet e Arabisë Saudite.
Në fushë, egjiptiani po kalon një sezon të shkëlqyer, pasi ka shënuar 32 gola dhe 22 asistime për kuqezinjtë, por që prej 23 shkurtit është pa gol nga loja e hapur.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.