Mohammed Salah shënoi golin e fundit dhe vulosës të fitores së Liverpoolit mbrëmë në ndehsjen hapëse të Premier Ligës ndaj Bournemouthit.
Gjatë tërë takimit pati momente emocionuese ku nderohej Diogo Jota, lojtari i të Kuqve që bashkë me vëllanë e tij humbën jetët tragjikisht këtë verë pas një aksidenti me veturë.
Salah u duk në disponim të mirë kur dha golin dhe festoi përplot me hare me tifozët.
Sidoqoftë, kur u mbyll ndeshja dhe po bashkëduartrokiste me ta, ai u pa i përlotur për bashkëlojtarin që e humbi në rrethana shumë të dhimbshme.
https://youtube.com/shorts/2xXXtPxhf8U?si=OxODymu26fxur-_4
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.