Sipas një hulumtimi nga Universiteti i Stanfordit, islamofobia dhe krimet ndaj myslimanëve në Liverpool kanë rënë për shkak të ndikimit pozitiv të yllit të Liverpoolit, Mohamed Salah.
Pas muajsh të punës së zellshme, ekipi i udhëhequr nga Ala Alrababah, William Marble, Salma Mousa and Alexandra Siegel, analizuan 15 milionë postime në Twitter dhe u anketuan tetë mijë njerëz si dhe u analizuan statistikat e krimeve.
“Kemi gjetur që krimet e urrejtjes në Merseyside, ku është i vendosur klubi i egjiptianit, kanë rënë për 16 për qind dhe fansat e Liverpoolit i kanë përgjysmuar postimet kundër myslimanëve në Twitter.
“Eksperimenti i anketës sonë sugjeron që spikama e identitetit mysliman të Salah krijoi ndjenja pozitive karshi tij në veçanti e që u përgjithësuan ndaj myslimanëve në tërësi”, thuhet në raport.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.