Edhe sot te emisioni Shija e Anës mbretëroi energji pozitive, intervistë e realizim i emisionit super spontat, ku u transmetua episodi i radhës nga cikli "Shija e Anës n’Deti".
Për dallim nga herë të tjera, studioja e emisionit kësaj radhe ishte plazhi, ku e gjithë intervista u realizua këmbëzbathur në rërë.
Me një mot me diell, e me zhurmën e dallgëve, artisti Keli Guga i shtoi edhe tingujt tjerë me saksofonin e tij, ku do ta bënte ende më magjik këtë emision.
Ai iu përgjigj shumë pyetjeve, ndër to edhe lidhur me instrumentin e tij të zemrës, “Saksofonin”.
Ndër të tjerash ai tha, "unë nuk e zgjodha atë, ai më zgjodhi mua".
Për më tepër ndiqeni intervistën në linkun më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?app=desktop&v=yZiUAa6FvlQ
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.