Zëvendëstrajneri i Kombëtares së Kosovës, Muahrrem Sahiti, e ka quajtur shumë të vështirë ndeshjen e nesërme kundër Sllovenisë në kuadër të Ligës së Kombeve.
“Sllovenia është skuadër vërtetë kualitative”.
“Kjo është ndeshja e parafundit që e zhvillojmë në Ligën e Kombeve. Në këtë situatë pandemie kemi shumë mungesa të rëndësishme. Kësaj i shtohen dënimet dhe lëndimet. Por kjo nuk do të thotë se nuk e japim maksimumin nesër”, ka thënë Sahiti në konferencë, njofton Klan Kosova.
“Kemi disa lojtarë që nuk kanë pasur minutazhë të mjaftueshme dhe nuk janë në formën që kanë qenë në vitin e kaluar por kemi shumë besim të lojtarët”.
Sahiti drejton nesër Kosovën në këtë ndeshje pasi që trajneri Bernard Challandes është i infektuar me COVID-19.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.