Lajmet e fundit

Sahiti shënoi tre gola në 26 paraqitje për Hamburgun që nga vera e 2024, kur u transferua nga Hajduk Spliti.
“Jam krenar dhe i emocionuar që po i bashkohem Maccabi Tel Avivit, një klub me histori të pasur, tifozë pasionantë dhe ambicie të qarta. Nga bisedat e para, ndjeva vizionin e klubit dhe e dija që kjo ishte hapi i duhur për mua”, ka deklaruar ai pas transferimit. “Arrij i uritur, i motivuar dhe gati të jap gjithçka për këtë stemë, të ndihmoj ekipin të fitojë trofe dhe të bëj tifozët tanë krenarë. Nuk mund të pres të ndjej atmosferën në Bloomfield Stadium”.Sahiti karrierën e kishte filluar te klubi mitrovicas, Trepça ’89, teksa për Kosovën ai njheh shtatë paraqitje nga ku ka realizuar një gol.