Deputeti i zgjedhur i LDK-së Ermal Sadiku, ishte mysafir në edicionin më të ri të DPT te Fidani.
Me të u diskutuan tema nga më të ndryshme, nga kriza politike e deri te situata ekonomike në Kosovë.
Ai përmendi edhe situatat skandaloze që kanë ndodhur së fundmi nga Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti.
"Ne kemi dështuar të krijojmë një kulturë qytetare, tek fëmijet dhe te të rinjtë. Ne duke u marrë me punësime me WhatsApp, çka bojshin këta ose duke dhënë tendera të KEK-ut me What's App, sot jemi duke i thënë të rinjve që e vetmja mënyrë që me pasë sukses është ta kemi librezën e një partie politike", u shpreh Sadiku në Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.