Përballja Serbi-Shqipëri në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në futboll, e cila do të zhvillohet me datë 7 qershor, po pritet me emocione të mëdha.
Arlind Sadiku, Drejtor i Futbollit në Artmotion, deklaroi se kjo ndeshje është më shumë se sport dhe se e ka parë edhe që lojtarët kanë nisur të entuziazmohen.
“Ylber Ramadanin e takova në Romë, e kishte ndeshjen me Leccen - vendimtare për qëndrimin në ligë, por më tepër bënin muhabet për ndeshjen Shqipëri-Serbi sesa për atë ndeshje aty”.
"Të gjithë lojtarët e presin dhe do të jetë e vështirë që të jenë të koncentruar vetëm në fushën e lojës, pavarësisht që trajneri Sylvinho edhe në konferencën e fundit për shtyp që e pati u bëri thirrje lojtarëve që ta shikojnë vetëm si ndeshje sportive sepse për Shqipërinë është si një lloj finale kjo”, tha Sadiku.
Për më tepër, gazetari tha se nëse Shqipëria e fiton ndeshjen me Serbinë, "kuqezinjtë" do të kenë gjasa të mëdha për t'u kualifikuar nga vendi i dytë.
"Pra, nuk do të shkojmë direkt në Kupën e Botës, por do të jemi në Playoff, dhe e dimë që Anglia është favorite për vendin e parë, e ne me Serbinë do të jemi konkurrentë për vendin e dytë”, tha Sadiku në emisionin Kosova Today në Klan Kosova.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.