Boksierja Donjeta Sadiku ende mund të merr pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që do të mbahet në Indi.
Sekretari i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, ka thënë se ende janë në bisedime me ambasadorë në lidhje me lëshimin e vizës për Sadikun, njofton Klankosova.tv.
“Jemi ende në kontakt me ambasadorë. Jemi ende ne proces”, ka thënë Demolli për Klankosova.tv.
Sadiku është përgatitur maksimalisht për këtë Botëror, ku kishte synuar medalje. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.