Gazetari Arlind Sadiku ka thënë se Kosova në ndeshjen me Zvicrën që u mbajt të martën pati mundësi që të ketë edhe fitore.
Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ai ka deklaruar se fishkëllima që ndodhën ndaj Granit Xhakës nuk ishin të pritshme nga askush.
“Marrë parasysh lojën dhe që ishin në disavantazh ishte rezultat i kënaqshëm edhe pse mund të fitonim sepse në pjesën e dytë patëm shumë raste”.
“Por ajo çfarë ndodhi me Granit Xhakën ishte e çuditshme, befasuese e papritshme për të gjithë ne. Nuk prisnim që të vinin fishkëllima drejt Kapitenit të Zvicrës që në këtë rast është shqiptar. Pra e mendoni Kapiteni i Zvicrës është shqiptar dhe lojtari me më së shumti paraqitje në histori të Zvicrës”, ka thënë Sadiku. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=LY7_PDORJxI
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.