Sacramento Kings e ka befasuar edhe njëherë tjetër kampionin aktual Golden State Warriors, duke e barazuar serinë në 3-3 në kuadër të Play-Off-it të NBA.
Ndeshjen mirë e nisën Luftëtarët duke triumfuar në çerekun e parë me shifrat 25-23. Në çerekun e dytë u kthye në lojë Sacremento duke fituar me nëntë pikë epërsi, kështu duke e mbyll pjesën e parë në epërsi.
Në pjesën e dytë, Sacramento vazhdoi me formën e lartë duke qenë më mirë edhe periudhën e tretë dhe të katërt.
Kështu ndeshja u mbyll në favor të Sacrementos, me fituesin që do zgjidhet në ndeshjen e shtatë.
Më i miri në ndeshje ishte Steph Curry, me 29 pikë, katër kërcime dhe pesë asistime.
Teksa më i disponuari në radhët e Sacramentos ishte Malik Monk me 28 pikë, shtatë kërcime dhe katër asistime. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.