Me interesimin e AC Milan, Lukaku mori vëmendjen e gjithë mediumeve botërore, pasi ai ka qenë pjesë e Interit, si dhe kampion në Serie A me skuadrën zi kaltër, ndërsa tani për të po interesohet rivali i po të njëjtit qytet.
30 vjeçari gjatë karrierës ka ndërruar disa skuadra.
E ka nisur si fëmijë te ekipi belg Lierse për të kaluar në Anderlecht tek gjitha gjeneratat, më pas u transferua në vitin 2011 në Chelsea, për tu huazuar në West Brom dhe Everton. Ishte shitur në Everton, për tu kthyer te Chelsea, pastaj nga Evertoni u shit në Manchester United, e nga aty e transferoi Interi, për ta shitur sërish te Chelsea.
Nëse Milan arrin ta marr Lukakun si huazim nga Chelsea, atëherë për sulmuesin belg do të ishte ekipi i tij i tetë në karrierë, duke përfshirë edhe skuadrat si fëmijë.
Vlera aktuale e Romelu Lukaku është 40 milionë euro.
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.