Çifti hollivudian Mila Kunis dhe Ashton Kutcher kanë ndezur debat kur treguan se ata lajnë fëmijët e tyre vetëm kur ata mund të “shohin papastërti”.
Ata kanë këmbëngulur se nuk i vendosin fëmijët e tyre në banjë nëse nuk kanë nevojë. E kjo i ndau komentuesit në dysh në rrjete sociale. Disa pajtoheshin e disa të tjerë thoshin që njëra nga detyrat si prind është ta mbash fëmijën pastër.
Angela Spencer, eksperte e shtatzënisë, lindjes dhe prindërimit me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, ka thënë se ka rregulla më të rrepta se kur dhe si duhet të lahen foshnjat dhe fëmijët e vegjël por kjo ka shumë më pak rëndësi pasi fëmijët të arrijnë moshën e shkollës fillore.
Ajo ka sugjeruar që prindërit duhet të lajnë fëmijët e tyre minimumi dy herë në javë, shkruan DailyMail, përcjell Klankosova.tv.
"Nëse ata kanë pasur një ditë të ngarkuar, janë ndotur dhe kanë nevojë për një banjë, atëherë bëj një banjë", ka thënë ajo. Por shton se nëse nuk kanë pasur një ditë të ngarkuar atëherë mjafton larja e dhëmbëve dhe krehja e flokëve.
Akademia Amerikane e Shoqatës së Dermatologjisë (AAD) ofron këshilla të ngjashme dhe deklaron se fëmijët e moshës midis gjashtë dhe 11 vjeç duhet të lahen vetëm minimumi “një ose dy herë' në javë”.
Angela ka paralajmëruar se ekzistojnë gjithashtu rreziqe të 'larjes së tepërt të fëmijëve', veçanërisht kur ata janë të vegjël, pasi lëkura e tyre e ndjeshme mund të thahet me ujë dhe të ketë reagime të forta ndaj produkteve.
Sapo të fillojë puberteti, fëmijët duhet të bëjnë banjë ose dushe të përditshme dhe gjithashtu të lajnë fytyrën dy herë në ditë për të hequr vajin dhe papastërtitë.
Rregullat për foshnjat dhe të vegjlit janë paksa të ndryshme, ka shpjeguar Angela.
“Kur një foshnjë lind është me të vërtetë e rëndësishme të mos i lani menjëherë nëse nuk është absolutisht e nevojshme pasi lëkura e tyre është e mbuluar nga një substancë mbrojtëse e quajtur vernik”, ka thënë ajo.
Ndërsa, Dr. Jennifer Crawley, një dermatologe dhe konsulente për produktet e lëkurës së ndjeshme të Childs Farm, shtoi se banjat e rregullta janë të rëndësishme.
“Për fëmijët e moshës katër vjeç e lart, është plotësisht mirë t'i lani ata çdo ditë për sa kohë që ka diçka super hidratuese në ujë. Gjithashtu është thelbësore që sapo të dalin nga banja të përdorni një hidratues për ta mbajtur lëkurën të hidratuar” ka thënë ajo.
Teksa shton se nuk ka asgjë të keqe të lani fëmijët tuaj më rrallë pasi është një mënyrë e shkëlqyeshme për t'u lidhur me fëmijën tuaj, për t'i ndihmuar ata në zhvillimin e tyre dhe për të pasur pak kohë të lojës.
●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.