Liverpooli nuk po e ndal dorën për sa u përket blerjeve këtë verë.
Pas transferimit të Hugo Ekitike për 95 milionë euro, Liverpooli ka arritur një total prej gati 300 milionë eurosh në merkato.
Të Kuqtë kanë siguruar më herët firmat e Jeremy Frimpongut, Milos Kerkezit dhe Florian Wirtzit, të gjithë me kosto të larta.
Klubi nën drejtimin e trajnerit Arne Slot po ndërton një skuadër të re për të garuar në nivelet më të larta.
Investimet tregojnë ambicien e Liverpool për rikthimin te titujt në Angli dhe Evropë.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.