Lajmet e fundit

Arianit Sllamniku është arrestuar ditën e sotme, pasi ai dyshohet se ka trajtuar fëmijët me autizëm me ilaç për kafshët.
Kjo u zbulua përmes një hulumtimi nga Kiks Kosova, në emisionin e së hënës.
Driton Muharremi, me profesion avokat, në emisionin Kiks Kosova, ka treguar se sa mund të zgjasë rasti ndaj Sllamnikut.
“Hetimet janë dy vjet, me mundësi vazhdimi 6+6 muaj, që në këtë rast nuk është diçka komplekse sepse kemi të bëjmë me një person. Tash duhet të shohim se sa kemi të dëmtuar, sa njerëz do të paraqiten që janë viktima të këtij rasti, por si rast nuk është kompleks dhe për këtë arsye, nuk mendoj se do të marrë shumë kohë për prokurorinë, maksimumi mund të shkojë deri në gjashtë muaj”.
“Këtu kemi të bëjmë me persona, me prova personale, sesa me prova materiale, sepse këtu krejt varet nga viktimat. Ky është rast më i ndjeshëm sepse kemi të bëjmë me fëmijë, që edhe ligji i parasheh si persona të ndjeshëm, dhe kjo duhet të shkojë nëpër kanale zyrtare për të ardhur te një gjendje faktike, e drejtë dhe e plotë”, u shpreh Muharremi.