25.02.2019 · përditësuar para 2691 dite1 min lexim
“Black Panther” hyri në listën e Oscars të dielën mbrëma.
Ruth E. Carter dhe Hannah Beachler janë afrikano-amerikanët e para që fituan këtë çmim në kategorinë e tyre, njofton Klan Kosova.
Carter ishte e para që mori në shtëpi një çmim për dizajnin e kostumeve, pastaj atë e ndoqi Beachler me një çmim në dizajnin e produksionit në 91 vjetorin e Akademisë në Teatrin Dolby në Los Anxhelos.
"Kam ëndërruar dhe jam lutur për këtë natë", tha Carter.
Ajo më parë ishte e nominuar për punën e saj në "Amistad" dhe "Malcolm X."
“Këtij iu desh shumë kohë që të vinte”, tha Carter duke qeshur derisa e mori çmimin e saj.
Ajo i kushtoi çmimin nënës së saj 97-vjeçare dhe falënderoi Spike Lee, i cili ndihmoi në fillimin e karrierës së saj në filmin e vitit 1998 “School Daze”.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.