Lojtari i Oklahoma Thunder ka regjistruar, të hënën, për të gjashtën ndeshje radhazi, treshifror të dyfishtë. Në fitoren 102 me 99 të ekipit të tij ndaj Atlantas, Westbrook shënoi rrafsh 32 pikë, 13 kërcime dhe 12 asistime, transmeton Klan Kosova.
Pak a shumë, kësi statistika kishte edhe në pesë ndeshjet e fundit.
Por kjo nuk është e tëra. Zeroja e Thunder ka regjistruar 11 treshifrorë të dyfishtë në 22 takimet e këtij sezoni, pra një në cdo të dytën lojë.
Westbrook ka katër ditë pushim deri të premten, kur në mecin me Houston Rockets do të mund ta barazojë legjendën Michael Jordanin, që kishte arritur 7 triple-double me radhë në vitin 1989.
Rekordin në NBA për këtë të arritur e mban Wilt Chamberlain, që më 1968 kishte regjistruar 9 treshifrorë të dyfishte, në po aq lojë, pandërprerë.
E sa i përket një sezoni të tërë, është Oscar Robertson që ka arritur ta bëjë një gjë të tillë jo më pak se 41 herë.
https://www.youtube.com/watch?v=Jh0mcLJZh5A
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.