Shtëpia e Bardhë tha sot se Rusia dhe Ukraina kishin rënë dakord për një armëpushim në Detin e Zi dhe për të zbatuar ndalimin e sulmeve ndaj objekteve energjetike të njëri-tjetrit, një përparim i dukshëm ky pasi negociatorët amerikanë mbajtën bisedime të veçanta me të dyja vendet, raporton Nbcnews, transmeton Klan Kosova.
Nëse zbatohen, marrëveshjet mund të shënojnë një hap të madh drejt një marrëveshjeje më të gjerë për t'i dhënë fund luftës trevjeçare, e cila filloi kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë ndaj fqinjit të saj më të vogël.
Negociatorët kishin rënë dakord që të dy vendet "do të siguronin lundrim të sigurt, do të eliminonin përdorimin e forcës dhe do të parandalonin përdorimin e anijeve tregtare për qëllime ushtarake në Detin e Zi", tha Shtëpia e Bardhë në dy deklarata të veçanta, duke shtuar se Rusia dhe Ukraina do të ndalonin së godituri objektet energjetike të njëra-tjetrës.
Njoftimi erdhi pasi zyrtarët amerikanë u takuan veçmas me delegacionet ruse dhe ukrainase në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.