Futbollisti ferizajas, Gzim Rusi, i ka shpëtuar më të keqes, pas lëndimit që e pësoi dje në duelin kundër Trepça ’89, sfidë kjo që skuadra e tij Arbëria e fitoi me rezultatin e pastër 2:0.
Rusi për klankosova.tv konfirmoi lajmin se lëndimi i pësuar do ta lë vetëm dhjetë ditë larg fushës.
"Ishte një lëndim muskulor që pritet të mos më lë shumë jashtë fushës. Unë do të mungojë vetëm në dhjetë ditët e ardhshme", tha ai.
Futbollisti gjithashtu komentoi fitoren e djeshme kundër ish-skuadrës së tij, Trepça 89.
"Ishte një ndeshje e vështirë ndaj tyre. Trepça '89 ka një ekip me lojtarë cilësor, por ne e dhamë maksimumin dhe u shpërblyem në fund për fitore".
25 vjeçari është transferuar këtë afat kalimtar të skuadra nga Dobraja e Madhe që po luan edicionin e parë në histori të klubit në elitën e futbollit kosovar.
Rusi më parë ka bartur edhe fanellën e Ferizajt dhe Gjilanit.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.