Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, në kuadër të shënimit të 10 vjetorit të Pavarësisë, ka bërë ndarjen e Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe Çmimet Vjetore për Letërsi.
Çmimi për Vepër Jetësore iu nda shkrimtarit Rushit Ramabaja, ai për prozë “Anton Pashku” shkrimtarit Fatmir Halimi për veprën “Dy vdekje e një jetë”.
Kurse çmimi “Ali Podrimja” për veprën më të mirë në poezi iu dha shkrimtarëve: Ismail Syla për “Atdheu im i ngyrsur” dhe Ragip Syla për veprën “Kam drojë për ty”.
Çmimin “Vehbi Kikaj” për fëmijë dhe të rinj e morën shkrimtarët Mexhit Mehmeti “Ecejaket e Hero Lindit” respektivisht Avni Dehari “Flakadanë e Lirisë”.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.