Zyrtarët në muzeun Stedelijk në Amsterdam e kanë ricilësuar artistin e shekullit të 20-të Kazimir Malevich si ukrainas. Malevich, një figurë udhëheqëse në lëvizjen e artit suprematist, u përshkrua më parë si rus nga muzeu.
Një zëdhënës i Muzeut Stedelijk thotë se "ne tani komunikojmë [për Malevich]: lindur në Ukrainë nga prindër me origjinë polake", shkruan TAN, transmeton Klan Kosova.
Ky informacion tashmë është ndryshuar në tekstet e murit dhe faqet e internetit dhe do të përfshihet në komunikimet e ardhshme, shton ai si: Malevich lindi në kryeqytetin ukrainas Kiev në 1879 kur qyteti ishte pjesë e Perandorisë Ruse.
Kujtojmë se Kazimir Severinovich Malevich ishte një artist dhe teoricien i artit avangardë ukrainas, puna dhe shkrimi pionier i të cilit pati një ndikim të thellë në zhvillimin e artit abstrakt në shekullin e 20-të.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.