Sot mbahet bashkëbisedim mbi Ringjalljen Kulturore dhe Përkatësinë Kolektive. Të shtyrë nga kujtesa dhe nevoja për të rimenduar të kaluarën, kjo ngjarje mbahet për të reflektuar mbi Runikun një fshat me rëndësi të veçantë historike dhe kulturore, i shënuar nga mungesat që la pas lufta. Dikur shtëpia e një jete të gjallë kulturore, Runiku sot është temë e një reflektimi të përbashkët mbi atë çka kemi humbur dhe atë që mund të rikrijojmë së bashku.
Ky bashkëbisedim fton një shkëmbim mes përvojave personale dhe vizioneve krijuese. Përmes diskutimeve dhe perspektivave të ndryshme, do të shqyrtohet se si kultura mund të ofrojë strehë, si tregimet formësojnë hapësirën dhe si kuptimi i vendlindjes ndryshon me kohën. Do të flitet për rolin e artit dhe arkitekturës në proceset e rikuperimit pas-konfliktit, politikën e ruajtjes dhe lidhjet emocionale me vendin.
Kjo ngjarje mbahet nga ora 18:00, në katin e 6-të të Hotel Grand Prishtina, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.