Lajmet e fundit

Një vajzë nga qyteti Hartlepool i Anglisë, ka tri vite që tenton të zë një vend pune.
Dhe për këtë dëshirë të saj ajo nuk ka qëndruar kot, transmeton Klan Kosova.
Amy Farrow ka aplikuar në më shumë se 1,200 vende të hapura pune, e më në fund është punësuar në McDonald’s.
24 vjeçarja ka aplikuar në më shumë se 40 pozita për vetëm një javë.
Farrow është shumë e lumtur pasi që më në fund është e punësuar.
“Kjo punë ma ka ndryshuar mënyrën e jetesës”, u shpreh Farrow.
Hartlepool viteve të fundit ka rritje të numrit të të papunëve.