Kompozitori, Rafet Rudi, ka thënë që jeta muzikore në Kosovë ka pasur një zhvillim të hovshëm përgjatë viteve.
Mirëpo ai e ka bërë këtë krahasim me të kaluarën e Kosovës, ndonëse për një vlerësim më të mirë ai ka shtuar që një gjë e tillë duhet krahasuar edhe me vendet tjera.
“Aktualisht unë mendoj se pozicioni apo statusi apo vendi siç thoni ju në ambientin kulturor është në një zhvillim jashtëzakonisht të theksuar nëse e krahasojmë me fillet e saj, me hapat e parë që jeta jonë muzikore apo muzika klasike në fillimet e saj ka qenë”, ka thënë Rudi në KultOra të Klan Kosovës.
“Ato kanë qenë fillime jashtëzakonisht modeste, unë i kam përcjellë, kam bërë debate, kam shkruar”.
“Unë mendoj që është transformuar jeta muzikore, domethënë një zhvillim kolosal por megjithatë ne duhet ta shohim dhe jetën tonë kulturore në krahasim me vendet tjera në rajon”.
https://www.youtube.com/watch?v=dAMtFNWHX-8
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.