Lojtari më i mirë aktualisht në NBA, Stephen Curry është rrëzuar keq, në ndeshjen e mbrëmshme që ekipi i tij Golden State e humbi ndaj Houston, 128 me 115.
Ai u mundua ta bllokojë një sulm të Trevor Ariza, po kërceu më tepër se që u desh, duke kaluar në këtë mënyrë përmbi kundërshtarin.
Cyrru ra me kokë në tokë, duke frikësuar të gjithë për një lëndim të rëndë. Ai qëndroi disa minuta i shtrirë, për t'u ngritur më pas.
MVP i pjesës së rregullt të stinorit u kontrollua nga mjekët dhe në fund të cerekut të tretë u kthye prapë në lojë.
Megjithatë, ai nuk mundi t'i ndihmojë ekipit të tij, Warriors, që humbi, duke bërë Houstonin të ngushtojë nw 3 me 1 serinë e disfatave të finalen e konferencës Perëndimore.
https://www.youtube.com/watch?v=phseTbZFWkk
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.