Rreth 78 milionë njerëz mund të kenë demencë deri në vitin 2030, vlerëson Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në një raport të ri.
Do të ishte një rritje prej 42 përqind nga shifrat aktuale - numri ishte 55 milionë në 2019.
Deri në vitin 2050, numri i njerëzve me demencë mund të jetë 139 milionë, thotë OBSH – një rritje dërrmuese 153 përqind nga viti 2019. Por shumica e vendeve nuk kanë një politikë apo plan kombëtar për të mbështetur pacientët me demencë dhe familjet e tyre.
Kjo është veçanërisht e vërtetë në vendet me të ardhura të ulëta, ku barra e kujdesit për demencën shpesh bie mbi anëtarët e familjes që nuk marrin trajnim apo kompensim formal.
Kujdesi për demencën aktualisht i kushton botës 1.3 trilion dollarë në vit, i cili mund të rritet në 2.8 trilionë dollarë deri në vitin 2030 për shkak të rritjes së numrit të pacientëve dhe kostove të kujdesit.
OBSH inkurajon udhëheqësit kombëtarë të planifikojnë për këtë rritje të kostos dhe të mbështesin pacientët me demencë në vendet e tyre.
Demenca mund të shkaktohet nga sëmundje të ndryshme, goditje dhe lëndime në tru. Hulumtimet e fundit shkencore madje kanë sugjeruar që COVID-19 mund të rrisë rrezikun e demencës tek pacientët e moshuar, shkruan DailyMail, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.