Njerëzit që hodhën rreth 7 mijë hapa në ditë kishin një rrezik 50 përqind deri në 70 përqind më të ulët për të vdekur nga të gjitha shkaqet gjatë 11 vjetëve të ardhshëm, në krahasim me njerëzit që bënin më pak hapa çdo ditë. Këto gjetje u bënë për burrat dhe gratë e moshës së mesme.
Sipas studimit hapat më të shpejtë nuk ishin domosdoshmërish më të mirë.
Studimi, i udhëhequr nga Amanda Paluch, profesoreshë në Universitetin e Massachusetts, u botua në revistën JAMA Network Open.
"Pajisjet e numërimit të hapave mund të jenë mjete të dobishme për monitorimin dhe promovimin e aktivitetit në publikun e gjerë dhe për komunikimin pacient-klinikë”, ka thënë Paluch.
"7 mijë hapa në ditë mund të jetë një qëllim i shkëlqyeshëm për shumë individë që aktualisht nuk po e arrijnë këtë shifër. Ne gjithashtu gjetëm në studimin tonë se grumbullimi i një numri më të madh të hapave në ditë u shoqërua me një rrezik gradual më të ulët të vdekshmërisë", ka shtuar Paluch.
Stërvitja mund të zvogëlojë rrezikun kardiovaskular duke përmirësuar presionin e gjakut, duke ulur kolesterolin, duke përmirësuar sheqerin në gjak dhe duke kontribuar në uljen e peshës.
Nuk ka asnjë numër magjik të përshtatshëm për të gjithë. Në vend që të përqendroheni në 10 mijë hapa në ditë, siç kërkojnë shumë grupe, përqendrohuni të bëni më shumë sesa keni bërë një ditë më parë. Nëse merrni më pak se 5 mijë hapa në ditë, përpiquni ta rritni atë në 6 mijë në javët e ardhshme.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.