Ka vdekur ish-basisti i grupit “Train”, Charlie Colin.
Muzikanti vdiq në moshën 58-vjeçare pasi rrëshqiti dhe ra në dush ndërsa ishte në një shtëpi në Belgjikë, tha nëna e tij për TMZ, transmeton Klankosova.tv.
Nuk dihet ende se si ndodhi aksidenti, pasi Colin nuk u zbulua derisa shoku i tij u kthye në shtëpi nga udhëtimi i tyre pesë ditë më parë.
Nëna e tij tregoi se Colin, i cili ishte bashkëthemelues i grupit dhe ishte me ta nga viti 1994 deri në 2003, u transferua në Bruksel ku po jepte mësime në një master klase muzike, si dhe kalonte kohë në studion e regjistrimit duke bërë muzikë për një film.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.