Pierre-Emerick Aubameyang kishte zgjuar interesimin e Atletico Madridit dhe Milanit, mirëpo rregullat e FIFA-së e kishin ndaluar largimin e tij nga Chelsea.
Sulmuesi nga Gaboni kaloi në “Stamford Bridge” në verën e vitit të kaluar, mirëpo kishte rënë nga preferencat e trajnerit aq sa për të mos u përfshirë në formacionin që garon në Ligën e Kampionëve.
Ndërkaq tani, Standard Sport pohon që gjigantët e La Ligës, Atleticoja, dhe gjiganti italian, Milani, kishin dashur që ta kenë në radhët e veta në afatin kalimtar të janarit.
Mirëpo, rregullat e FIFA-së thonë që një lojtar nuk mund t’i përfaqësojë dy klube të ndryshme brenda një stinori.
https://www.youtube.com/watch?v=wH33x8yHv2w
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.