Për të gjithë ata që ende nuk e kanë njohur këngëtarin më të ri të estradës Kras.
Fillimin e karrierës së tij, keni pasur rast ta shihni pikërisht në ‘Këngën Magjike’, e kjo rrjedh nga një arsye - debutimi i parë, krahas vlerave të këndimit 100% live.
Shkumbin Krasniqi, i njohur si Kras, është një artist i ri, 19 vjeçar nga Mitrovica, i cili me muzikë është marrë nga mosha shume e hershme fëmijërore.
Rrugëtimin e tij e kishte filluar në shkollën e muzikës ‘Tefta Tashko’ ku instrument kishte violinën.
Por, nga intervista me Klan Kosovën, Kras u shpreh se muzika klasike nuk ishte pikërisht ajo rrymë për të cilën i flinte zemra.
Meqenëse në rrjetet sociale u bë trend publikimi i videove të ashtuquajtur ‘covers’ nxiti edhe vetë Shkumbinin të ndiqte këtë mundësi për të treguar më shumë veten në lëmin e muzikës për 7 vjet me radhë e deri në shfaqjen e tij publike, në ‘Këngën Magjike 2021’.
Një nga artistët më të rinjë në 'Këngën Magjike'.
Por, pse pikërisht 'Kënga Magjike' si pikënisje e parë drejt karrierës tuaj muzikore?
Muzika, konkretisht këndimi për mua është “MAGJI”. Dëshira shumë e madha që debutimi im te publiku të jetë me këndim LIVE 100%, më shtyu që të sfidojë veten dhe të shpalos para publikut vlerat e mija artistike.
Cilat ishin fjalët më të mira që ke marr si kompliment ose kritikë nga njerëzit më me ndikim që ishin te Kënga Magjike 2021?
Të gjithë kolegët e mi më kanë komplimentuar për këngën si material, për zërin tim dhe për paraqitjen time skenike që sipas tyre ishte E MREKULLUESHME dhe që unë e vlerësoj shumë.
Por ajo që kam spikatur më së shumti është që më quanin “E ARDHMJA” pastaj dhe “FLORI 2 JUNIOR” e të tjera me radhë, por që këto te dyja për mua kanë pasur më shumë ndikim dhe vëmendje.
Cili është qëllimi juaj për të cilin jeni futur në dallgët e industrisë muzikore?
Qëllimi im i vetëm është që të kënaqë njerëzit me këngët e mija. Të fitojë shumë dashuri nga ta dhe që të jem një emër i suksesshëm dhe një krenari për popullin shqiptar.
https://www.youtube.com/watch?v=6skXrxqUsOs
Cilat janë fushat e tjera që kanë përkushtimin tuaj përveç muzikës ?
Qysh i vogël kam qenë i dashuruar pas skenës, pas dritave, zhurmës, kaosit skenik dhe s’më ka pëlqyer të rri e të pres. Gjithmonë kam qenë i angazhuar me gjëra qe kanë të bëjnë me kamerën dhe skenën. Unë përveç muzikës, kam qenë edhe moderator për shumë vite rresht në një emision për fëmijë në një televizion lokal, pastaj kam qenë edhe pjesëtar i ansamblit të qytetit, gjithashtu kam qenë edhe pjesëtar i grupit të korit për fëmijë të qytetit të Mitrovicës. Por asnjëherë duke e lënë anash shkollën fillore dhe atë të mesmen. Dhe ta mendosh qe të gjitha ato që u lartë përmenden i kam bërë të gjitha brenda ditës në një ditë të javës. Isha shumë i vogël për të përballuar këtë presion dhe lodhje, por që dashuria shumë e madhe, vullneti dhe përkushtimi imë ndaj karrierës time më ka mbajtur të fuqishëm.
Ku e mendoni vetën në të ardhmen?
Shumë të suksesshëm gjithandej dhe jo vetëm në muzikë por edhe në fusha tjera të biznesit.
Janë pikërisht ‘ThreeDots’ ata që po publikojnë vlerat tuaja në artin e muzikës dhe bashkëpunimi i juaj i parë për këngën e parë, a jeni duke planifikuar të nënshkruani kontratë me producentin Flori Mumajesi, si vazhdimësi e krijimeve tuaja muzikore ?
ThreeDots kanë qenë të parët që hapën dyert e studios së tyre për këngën time të parë. Për mua është privilegj dhe nder i madh të bashkëpunoj me çunat. Jam shumë falënderues për këngën e bukur që më kanë krijuar Flori Mumajesi dhe Bruno. Sa i përket kontratës un veçse jam artist i njërit ndër label më të ri në vend e që është ‘Lahuta Music’ dhe jam shumë i kënaqur me bashkëpunimin. Por ne si ‘Lahuta Music’ jemi si familje me ThreeDots dhe kontrata si formalitet nuk na nevojitet qe të kemi suksese dhe bashkëpunime të përbashkëta.
Kur po planifikoni për projektin tuaj të radhës?
Për çdo projekt të radhës dua të kem shumë kujdes se çka po i servis publikut përpara. Kënga magjike ka përfunduar por qe materialet e mija muzikore sapo kanë filluar dhe do të jetësohen shume shpejt.
© klankosova.tv