Është ndër futbollistët më të ri në moshë që ka shënuar gol për ekipin senior të Prishtinës. Këtë e bëri Igball Jashari, nipi i komandantit legjendar Adem Jashari në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll, kundër Vushtrrisë. Futbollisti i Prishtinës, erdhi në studion e Sports Show të dielën, për të dhënë rrëfimin e tij.
Ai është edhe pjesë e gjeneratave të reja tek Kosova, madje edhe kapiten i U17.
Thotë se ka dy ëndrra në futboll, që vitin e ardhshëm si 18 vjeç të shpallet kampion i Superligës me Prishtinën, e pas disa vitesh diçka tjetër shumë më madhore.
Detajet tjera i gjeni në videon më poshtë.
https://youtu.be/KokeEYONysw
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.