Mbi tre dekada pati pritje për Napolin që ta shijojë titullin e kampionit.
Por këtë sukses të para dy viteve e përsëriti sërish këtë vit me Amir Rrahmanin, që ishte shtyllë në mbrojtje – si atëherë, edhe tash.
Rrahmani në studion e Sports Show në Klan Kosova, ka treguar që është krenar që barazoi rekordin e legjendës Diego Maradona.
Kapiteni i Kosovës tregoi emocionet që i kishte për herën e dytë.
Ai mes tjerash ka treguar se çka do të ndodhte nëse Napoli nuk do të dilte kampion në xhiron e fundit.
Për Rrahmanin, në studio kishte dhe një befasi.
Emisionin e plotë mund ta ndiqni të dielën duke filluar nga 22:00 në Klan Kosova.
https://youtu.be/oi8gF37xnqI
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.