Rrahmani gati për te "kasapi", kështu u maskua kapiteni i Kosovës për Halloween
Pas disa javësh mungese për shkak të lëndimit, kapiteni i Napolit dhe i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, është rikthyer në formacionin e Antonio Contes.
Mbrojtësi dardan u shfaq me humor dhe atraktivitet gjatë festës së Halloweenit të organizuar nga klubi i Napolit, ku u paraqit i maskuar bashkë me shokët e skuadrës dhe partneret e tyre.
Rrahmani do të jetë pjesë e dy ndeshjeve vendimtare kualifikuese për Botërorin 2026, ndaj Sllovenisë dhe Suedisë.
Lideri i prapavijës dardane pritet të luajë rol kyç në mbrojtje dhe të udhëheqë skuadrën e Napolit dhe Kosovën drejt rezultateve pozitive./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.