Lajmet e fundit

“Do të duhej të kishte mandat katërvjeçar, që me qeverisë vendin edhe me u marrë me problemet të cilat i ka ky vend dhe të cilat janë shkaktuar pikërisht prej këtyre që i kanë fituar këto zgjedhje, me një rënië të konsiderueshme të mbështetjes së votës, mirëpo pas certifikimit të zgjedhjeve mbetet me i pa aktivitetet e subjekteve politike dhe si kanë me qenë dhe ku kanë me përfundu”, tha ai.Ai shtoi se do ta mbështeste dhe do të angazhohej për krijimin e një qeverie pa pushtetin aktual, të cilin e ka kritikuar për qeverisjen e gjashtë viteve të fundit.
“Unë do ta mirëkuptoja edhe do të angazhohesha jashtëzakonisht shumë që të kemi qeverisje pa këtë pushtet që ka qenë që gjashtë vite dhe që ka dëmtuar jashtëzakonisht rëndë vendin. Angazhimi im dhe vullneti e kapaciteti me të cilin e kam, do të jetë që të kemi qeveri të opozitës”, tha ai./Klankosova.tv