Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka nënshkruar kontratë të re me klubin arab, Al Nassr, deri në qershor të vitit 2027.
Kontrata u nënshkruar sot, pasi Ronaldo vendosi të vazhdojë ta udhëheqë projektin e Al Nassr dhe planin afatgjatë të Ligës Profesionale Saudite, shkruan gazetari sportive, Fabrizio Romano
Në lidhje me kontratën e re ka reaguar vetë portugezi, duke thënë “le ta shkruajmë historinë bashkë”.
“Një kapitull i ri po fillon. I njëjti pasion, e njëjta ëndërr. Le ta shkruajmë historinë bashkë”, tha Ronaldo, transmeton Klankosova.tv.
Ronlado iu bashkua Al Nassr në dhjetor të vitit 2022, ku në sezon ai u pagua deri në 200 milionë euro, duke u bërë futbollisti më i paguar në histori.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.