Cristiano Ronaldo ka surprizuar fansat në mbarë botën me deklaratën e tij të fundit në një intervistë me gazetarin britanik Piers Morgan. Ylli portugez, i njohur për ambicien dhe dëshirën për të fituar gjithçka në futboll, ka thënë se “fitorja e Kupës së Botës nuk është ëndrra e tij më e madhe”.
“Sigurisht që do të ishte diçka e bukur, por jo ëndrra ime më e madhe. Nuk mendoj që të fituarit e 6-7 ndeshjeve do ta përcaktonin fatin tim si lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave. Kam arritur shumë në karrierë dhe jam mirënjohës për gjithçka. Ëndrrat e mia sot janë më shumë për familjen dhe lumturinë time personale", është shprehur Ronaldo gjatë intervistës.
Deklarata e 40-vjeçarit ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, me shumë tifozë që shprehen të habitur nga qëndrimi i tij, pasi Kupa e Botës ka qenë gjithmonë trofeu i vetëm që i mungon në karrierë.
Cristiano Ronaldo, aktualisht pjesë e skuadrës Al Nassr në Arabinë Saudite, ka theksuar se ndjehet i plotësuar me atë që ka arritur dhe se tashmë fokusohet më shumë tek jeta jashtë fushës.
“Kam dhënë gjithçka për futbollin. Tani dua të gëzoj çdo moment që më jep jeta", shtoi ai.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.