Al Nassr mposhti Al Ahli me rezultatin 2-0 në shtëpi në derbin e raundit të 30-të të Premier Ligës Saudite dhe kështu iu afrua një hap më shumë fitimit të titullit kampion.
Një nga golat u shënua nga Cristiano Ronaldo, i cili vazhdoi serinë e tij të pabesueshme të shënimit të golave, shkruan
Index.hr, raporton KlanKosova.tv.
Futbollisti portugez e kaloi ekipin e tij në epërsi në minutën e 76-të, kur shfrytëzoi krosin e Joao Felix nga një goditje këndi.
Ishte goli i 970-të i Ronaldos në karrierën e tij, kështu që është gjithnjë e më e sigurt se ai do të arrijë numrin magjik të 1000 golave. Pas ndeshjes, ai foli për kritikat e bëra nga disa lojtarë, në lidhje me arbitrimin dhe organizimin në ligë.
"Këto kritika nuk janë të mira për të gjithë ligën. Të gjithë ankohen. Ky është futboll, jo luftë. Ne e dimë që duhet të luftojmë dhe të gjithë duan të fitojnë. Por jo gjithçka lejohet. Në fund të sezonit do të them gjithçka që mendoj. Pashë shumë gjëra të këqija. Shumë lojtarë u ankuan në rrjetet sociale për arbitrimin dhe ligën. Nuk është mirë", tha fillimisht ai.
Tutje, portugezi tha se fundi i karrierës së tij është afër.
"Më pëlqen futbolli ndeshje pas ndeshjeje, ditë pas dite, vit pas viti. Fundi i karrierës sime po vjen. Kam një karrierë të shkëlqyer që vazhdon. Ende më pëlqen të shënoj gola. Gjëja më e rëndësishme për mua është të fitoj. Dua vërtet të fitoj titullin", përfundoi ai./KlanKosova.tv.
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.