Cristiano Ronaldo mbetet njëri nga figurat më të mëdha të futbollit botëror, që ka fituar po thuajse gjithçka.
Mirëpo trofeu i vetëm që mungon në sirtarin e tij është Kupa e Botës, me Portugalinë.
Ai për këtë dhe formën aktuale ka folur duke potencuar që është duke e shijuar momentin pavarësisht që janë vitet e fundit të karrierës.
"Bëhet fjalë për të shijuar momentin. E di që nuk më kanë mbetur edhe shumë vite për të luajtur, por atë pak kohë që kam, dua ta shfrytëzoj sa më shumë. Kam një filozofi jetese ditë pas dite. Pa plane afatgjata. E shijoj çdo ditë dhe çdo seancë stërvitore”.
"I falënderoj të gjithë shokët e skuadrës për gjithçka që kam mësuar prej tyre – madje edhe nga kjo gjeneratë e re”, tha Ronaldo, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, portugezi u shpreh se qëllimi i tyre është fitorja në dy ndeshjet e radhës dhe të kualifikohen në Kupën e Botës.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.