Cristiano Ronaldo është i hapur që të qëndrojë te Manchester Unitedi, nëse trajneri i ri, Erik ten Hag, e bën të qartë se portugezi është në planet e tij, raporton The Sun.
Janë shtruar pyetje nëse superylli do të largohet nga Old Traffordi apo do të mbetet edhe për vitin e dytë të tij në kontratë.
Ten Hag do të jetë në krye të Djajve të Kuq që nga edicioni i ardhshëm dhe ishte përfolur se Ronaldo nuk ishte në planet e tij.
Mirëpo, spekulimet e mëvonshme flasin për idenë se holandezi e sheh pesë herë Topin e Artë si një figurë të rëndësishme në ndërtimin e “Unitedit të ri”.
https://www.youtube.com/watch?v=OUKGsb8CpF8
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.