Këngëtarja e njohur nga Mitrovica, Rona Nishliu, në qytetin e saj të lindjes po sjell festivalin e jazz-it.
Në emisionin “Ora e Pasdites”, Nishliu thotë se në këtë festival do të marrin pjesë emra të njohur të muzikës, nga vende të ndryshme të botës, transmeton Klankosova.tv.
“Është shumë gëzim sepse Mitrovica ka qenë qyteti i kulturës, që ka mirëpritur gjithmonë gjenerata e gjenerata për muzikën e mirë, për ekspozitat e këndshme, për një jetë që ka qenë më dinamike, më sociale. Ka ndryshuar pak, por gjithsesi ka aktivitete të ndryshme që ndodhin në Mitrovicë”, u shpreh Nishliu.
Ajo shprehet mirënjohëse për të gjithë adhuruesit e “Jazz days”. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=RMXZx7d4zmc
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.