Në Qendrën e Kulturës Alternative, Defy Them sonte nga ora 20:00, edicioni i 12-të i Prishtina Jazz Catz mirëpret Kuartetin e Rona Nishliu-t si mysafirë specialë për hapjen e mbrëmjes. Ky jam session promovon artistët vendorë dhe ndërkombëtarë duke luajtur materiale origjinale, ndërsa një aspekt shumë i rëndësishëm i këtij eventi është zbulimi i talenteve të rinj muzikorë.
Kuarteti i Rona Nishliut ka arritur një nivel mjeshtëror në riaranzhimin dhe kompozimin në stilin etno-jazz, duke krijuar një qasje unike dhe të rafinuar ndaj muzikës shqipe, transmeton Klankosova.tv.
Kuarteti përbëhet nga:
Rona Nishliu - Vokale
Edon Ramadani - Piano
Kiril Tufekcievski - Kontrabas
Nesim Maxhuni – Bateri
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.