Transferimi i Ron Raçit tek gjiganti kroat, Hajduk Split po del të jetë zgjidhja e duhur.
Futbollisti nga Kosova ka luajtur si startues në dy ballafaqimet e fundit të ekipit të tij, ndeshje këto në të cilat Hajduku ka shënuar dy fitore, duke mos pranuar asnjë gol, transmeton klankosova.tv.
Së fundmi, ata fituan 2:0 si mysafirë të Osijekut, derisa Raçi kontriboi me dy ndërhyrje, tre rifitime të topit dhe fitoi 5 nga 5 duele në të cilat u përfshi, duke pasur madje edhe 90% saktësi në pasime.
Pas 4 xhirove të para kampionale, Hajduku ka pikë të plota dhe ndanë vendin e parë me rivalët e Dinamos që poashtu kanë arritur 4 fitore në 4 ndeshje.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.