Momente vendimtare për të ardhmen e Jadon Sancho dhe mundësinë e transferimit të tij te Roma.
Siç raporton Corriere dello Sport, dje në mbrëmje drejtori sportiv i verdhekuqve Frederic Massara ka udhëtuar drejt Londrës për një takim ballë për ballë me përfaqësuesit e lojtarit.
Sot në mëngjes është planifikuar një bisedë me agjentin e anglezit, Emeka Obasi, ku nuk përjashtohet që të marrë pjesë edhe vetë Sancho, transmeton Klankosova.tv.
Nëse marrëveshja avancon, në Romë pritet edhe presidenti Dan Friedkin, i cili mund të japë “dritën jeshile” për një nga operacionet më të mëdha të verës.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.