Roma ka dhënë një sinjal të fortë në garën për UEFA Champions League, pasi e deklasoi ACF Fiorentina me rezultat të thellë 4-0, në ndeshjen e fundit të xhiros së 35.
Verdhekuqtë e zgjidhën gjithçka që në pjesën e parë, duke shënuar tre herë përmes Gianluca Mancini, Wesley França dhe Mario Hermoso. Dominimi i plotë i vendasve vazhdoi edhe në pjesën e dytë, ku golin e katërt e realizoi Niccolo Pisilli.
Me këtë fitore, Roma ngjitet në pozitën e pestë me 64 pikë, duke rritur ndjeshëm gjasat për një vend që dërgon në Champions, teksa Juventus në vendin e katërt ka vetëm një pikë më shumë. Në garë mbeten edhe Como dhe Milan.
Në anën tjetër, Fiorentina e ka siguruar mbetjen në elitë. Në xhiron e ardhshme pret Genoa, ndërsa Roma udhëton te Parma në një duel tjetër shumë të rëndësishëm për objektivat e sezonit.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.