Skuadra e AS Roma pret Pisën SC në një ndeshje shumë të rëndësishme të Serie A. Takimi zhvillohet sot më 10 prill në “Stadio Olimpico”, me Romën që vjen pas një forme jo të mirë, pasi ka marrë vetëm katër pikë në pesë ndeshjet e fundit dhe aktualisht renditet e gjashta në tabelë.
Në anën tjetër, Pisa ndodhet në fund të klasifikimit dhe është shumë pranë rënies nga liga, me vetëm dy fitore gjatë gjithë sezonit dhe një seri të gjatë rezultatesh negative, shkruan Kosovapress, raporton KlanKosova.tv.
Ndërkohë Roma do të ketë mungesa të rëndësishme, pasi Paulo Dybala dhe Artem Dovbyk janë të dëmtuar, ndërsa mbrojtësi Gianluca Mancini është jashtë për këtë ndeshje.
Pisa gjithashtu vuan nga mungesat, por rikthimi i disa lojtarëve mund të japë pak shpresë për një rezultat pozitiv.
Këtë sezon Roma ka qenë e fortë në shtëpi, me 10 fitore në 15 ndeshje, çka e bën favorite të qartë në këtë përballje. Pisa, nga ana tjetër, nuk ka shënuar gol në disa ndeshje të fundit dhe nuk ka fituar në transferë për një kohë të gjatë.
Ndeshja do të zhvillohet sot më 10 prill, në stadiumin “Olimpico”, nga ora 20:45.
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.