Një gol ka mjaftuar që AZ Alkmaar të sigurojë fitorën në ballafaqim ndaj Romës.
Kjo ndeshje e vlefshme për xhiron e shtatë në UEFA Europa League, u vendos nga realizimi i irlandezit Troy Parrott, në minutën e 80-të.
Pas kësaj humbje, skuadra nga kryeqyteti i Italisë mbetet me 9 pikë, teksa pos që humbi mundësinë për ta siguruar direkt çerekfinalen, rrezikon edhe kualifikimin në fazën me eliminim, pasi është vetëm një pikë më shumë se pozita e 25-të në tabelë e cila nuk siguron plasmanin tutje, raporton Klankosova.tv.
Që mos të eliminohen kaq herët, "Giallorossët" duhet të fitojnë patjetër në xhiron e ardhshme, ku në stadiumin e tyre olimpik, e presin Frankfurtin.
Nga ana tjetër, holandezët që kanë 11 pikë tani, veçse e kanë siguruar kualifikimin, por ende kanë shpresa për TOP-8.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.