Vetëm pak orë na ndajnë nga derbi i kryeqytetit, Lazio- Roma.
Pritjet e të dyja skuadrave janë të mëdha, por skuadra e Gaseprinit ka probleme me lojtarët e krahut, kjo sepse Hermoso dhe Wesley pritet të mungojnë, shtuar këtu mungesat e Dybala dhe Bailly, transmeton Klankosova.tv.
Hermoso ankohet nga një lodhje muskulare në këmbën e djathtë, derisa ekzaminimet mjekësore kanë përjashtuar kanë dhënë lajme të mira pasi nuk ka lëndime serioze, por prania e tij në derbi është pak i mundshëm.
Nga ana tjetër Wesley ka një virus intestinal i cili e ka mbajtur jashtë stërvitjes për dy ditë radhazi. Stafi mjekësor shpreson shumë se mund ta bëjë gati lojtarin për orën 12.30, mirëpo do të jetë e vështirë.
Nga ana tjetër Sarri nuk do të mund të llogaritë në Lazzari, Vecino dhe Gigot, por lajmet e mira janë se pritet të luajnë nga fillimi Castellanos dhe Bashiru, që ishin në pikëpyetje.
Formacionet e mundshme janë këto:
Ndeshja e madhe Lazio-Roma, transmetohet ekskluzivisht nê ArtSport me fillim nga ora 12:30.

●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.